Kryeministri Kurti për aksionin në veri: Krimi po luftohet pa ndërprerë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Izvor, ku u gjet një laborator i rritjes së marihuanës me mbi 10 mijë bimë ilegale.
“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Të shtëna ndaj policëve dhe doganierëve, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, u shpreh Kurti në Twitter.


Ndryshe, edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.
“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, u shpreh Sveçla./21Media

Back to top button