Kryeministri polak thotë se ukrainasit po luftojnë për sigurinë e Evropës
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se trupat ukrainase po luftojnë për sigurinë e Evropës.
Morawiecki ka shtuar se vendi që e drejton nuk mund t’i lërë fqinjët të vetëm dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera që ta mbështesin, siç e quan ai, shpirtin luftarak të Ukrainës.
”Ne duhet ta mbështesim këtë frymë luftarake dhe të kujdesemi për më të dobëtit. Sot pamë gra dhe fëmijë, sepse burrat po luftojnë në front për një Ukrainë të lirë dhe gjithashtu për sigurinë tonë”, ka thënë ai.
Qeveria polake thotë se në partneritet me Ukrainën, 5000 ukrainas të zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit do të strehohen në qytete të përkohshme siç është bërë tani Lviv./21Media
Qeveria polake thotë se në partneritet me Ukrainën, 5000 ukrainas të zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit do të strehohen në qytete të përkohshme siç është bërë tani Lviv./21Media