Abdixhiku: Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pushteti po i frikësohet të vërtetës për krizën energjike, prandaj nuk votoi për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar në Kuvend.
Sipas tij, ky Komision përveç krizës energjetike, do t’i hetonte edhe punësimet, siç i cilëson ai, nepotike në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi. Dhe sa më i domosdoshëm hetimi, aq më e drejtë bëhet kërkesa jonë për të. Sjella e mazhorancës, si tregues i arrogancës së numrave që parandalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë, është praktikë kundërkushtetuese. E njëjta s’mund të vazhdojë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media
Back to top button