Kryeministri priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.
Nga ky takim mediet lejohen të marrin pamje vetëm në oborrin e ndërtesës së qeverisë.
Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më 10 shtator. Kjo është vizita e parë zyrtare e saj në Kosovë, pas marrjes së detyrës.
Në mëngjes ajo u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Back to top button