Kryeministri sot do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Zyra e Kryeministrit sot ka informuar se për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri Albin Kurti ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ka qenë i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Sipas njoftimit, sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

“Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti.”, ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 1.891 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 1.483 qytetarë./21Media

Back to top button