Kryeministri ukrainas: Duam të ndërtojmë një shtet të ri

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal ka thënë se pushtimi rus ka shkatërruar më shumë se 25,000 km rrugë, disa qindra ura dhe 12 aeroporte.
“Rreth 35% e ekonomisë aktualisht nuk funksionon”. tha ai.
Më shumë se 300,000 km katrorë tokë ishte minuar ose kontaminuar me bomba, shtoi ai.
Shmyhal vlerësoi se 30 deri në 50% e PBB-së së vendit ka humbur. Deficiti mujor buxhetor është 5 miliardë dollar.
Sipas vlerësimeve të ndryshme, dëmi i drejtpërdrejtë i infrastrukturës dhe ekonomisë është rreth 600 miliardë dollarë.
Shmyhal shtoi se qeveria ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtim të menjëhershëm, aty ku ishte e mundur.
Faza tjetër do të jetë rivendosja e infrastrukturës kryesore, si furnizimet me energji dhe ujë, dhe rindërtimi i urave dhe rrugëve, tha ai.
Faza e tretë, tha ai, do të jetë “rindërtimi i madh i vendit tonë”.
“Ne nuk duam vetëm të restaurojmë tullat dhe betonin. Ne duam të ndërtojmë një shtet të ri”, u shpreh ai.
Kryeministri tha se kjo do të kërkojë fonde ukrainase e ndihmë ndërkombëtare.
“Ne jemi të bindur se agresori duhet të paguajë për shkatërrimin që ka krijuar. Duhet të jetë e qartë, në kurriz të aseteve të ngrira ruse – të konfiskuara dhe transferuara në Ukrainë për rivendosjen e përbashkët të shtetit tonë”, tha ai./21Media

Back to top button