Kurti: Nishani do të kujtohet për mbështetjen e pakursyer për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës ka shpehur ngushëllime familjes Nishani si dhe mbarë kombit shqiptar për vdekjen e ish-Presidentit.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.
Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar.
Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, ka shkruar ndër tjera Kurti në Facebook.
Sot ka vdekur në moshën 55 vjeçare ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani./21Media

Back to top button