Kryeministri zotohet për mbështetje të sektorit të shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, Zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjakun dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, me ç’rast diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.
Siç u bë e ditur në komunikatën e Qeverisë, Kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në takim u shqyrtuan gjashtë tema kapitale:
1. Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.
2. Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.
3. Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.
4. Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.
5. Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.
6. Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve./21Media

Back to top button