Kryeministrja finlandeze ka bërë testin e drogës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, njoftoi se ka bërë një test droge, pas publikimit të videos duke kërcyer me miqtë në një festë private.
Marin, 36 vjeçare, u kritikua këtë javë pasi video tregoi festën e saj ‘të zhurmshme’, dhe disa politikanë thanë se ajo duhet të testohej për narkotikë.
Në një konferencë për media të premten, Marin tha se pret rezultatet e testit javën e ardhshme. Kryeministrja përsëriti mohimet e saj se ajo ka marrë ndonjëherë drogë, përcjell rtv21.tv
“Unë nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, u tha ajo gazetarëve në Helsinki.
“Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge”, tha tutje Marin, duke shtuar se ajo mori testin e drogës si një masë shtesë për të zbutur çdo shqetësim.

Gazetarët pyetën nëse Marin, e cila është në pushtet që nga dhjetori i vitit 2019, do të kishte qenë në gjendje të merrte vendime të menjëhershme qeveritare nëse ishte e nevojshme.

“Nuk mbaj mend asnjëherë që të ketë ndodhur një situatë e papritur në mes të natës për të shkuar në Pallatin e Këshillit të Shtetit”, këmbënguli ajo.

“Unë mendoj se aftësia ime për të funksionuar ishte vërtet e mirë. Nuk kishte takime në ditët kur isha duke festuar”, tha kryeministrja, duke shtuar se është e zemëruar që pamjet, të cilat shkaktuan kritika nga kundërshtarët politikë, u zbuluan në media./21Media

Back to top button