Inspektorët mund të vizitojnë centralin bërthamor muajin e ardhshëm

Inspektorët ndërkombëtarë mund të lejohen të vizitojnë termocentralin Zaporizhzhia muajin e ardhshëm, njoftoi një diplomat rus.
Thirrjet për lejimin e ekspertëve për të inspektuar uzinën janë intensifikuar javët e fundit, pasi Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e vendit, përcjell rtv21.tv
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që është për vizitë në Ukrainë, ka kërkuar që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të lejohen të hyjnë në termocentral, i cili u kap nga Rusia në mars, por ka vazhduar të funksionojë me stafin ukrainas, raporton CNN
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, ku ka selinë IAEA, tha: “Ne jemi duke diskutuar këtë çështje me sekretariatin e IAEA. Pothuajse çdo ditë flas me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë, Rafael Grossi”.
Ai tha tutje se diskutimet do të vazhdojnë javën e ardhshme për çështje të tilla si numri i inspektorëve, rruga që do të marrin, sa kohë do të qëndrojnë dhe detyrat që do të kryhen.
“Sa i përket kohës së vizitës, parashikimet nuk janë gjithmonë të vërteta, por ndjenja ime është se ajo mund të ndodhë në fillim të shtatorit” tha Ulyanov./21Media

Back to top button