Kryeministrja suedeze dorëhiqet pas fitores së partive të djathta në zgjedhje

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka thënë se do të japë dorëheqje, pasi Qeveria e saj është mposhtur në zgjedhjet e së dielës.
Koalicioni i saj i qendrës së majtë duket se do të fitojë 173 ulëse, në krahasim me 176 ulëse sa pritet të fitojnë partitë e krahut të djathtë.
Këto parashikime janë bërë pas numërimit të 99 për qind të votave, transmeton rtv21.tv.
Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, pritet të formojë qeverinë e re.
Blloku përfshin Demokratët e Suedisë, një parti e ekstremit të djathtë që ka bërë fushatë kundër të shtënave të bandave.
Rezultati përfundimtar mbetet për t’u konfirmuar pas një rinumërimi, që është praktikë standarde në Suedi.
Por pavarësisht kësaj, Andersson pranoi humbjen në një konferencë shtypi të mërkurën dhe tha se do të jepte zyrtarisht dorëheqjen të enjten./21Media

Back to top button