Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.
Ndryshe edhe dje në procesin gjyqësor mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka paraqitur deklaratat përmbyllëse, para trupit gjykues në Hagë.
Avokati mbrojtës i të akuzuarit Salih Mustafa, Julius von Bone, në fillim të deklaratës përmbyllëse, mohon akuzat e prokurorisë. Ai tha se në këto akuza ndaj klientit të tij flitet edhe për një organizim të BIA-së, të përbërë nga 500 ose 600 pjesëtarë dhe që një njësit ka vepruar në Zllash, por Von Bone thotë se kjo nuk qëndron.
Po ashtu dje kanë dhënë deklaratat përmbyllëse edhe prokurori i rastit dhe avokatja e viktimave.
Avokatja Anni Pues, gjatë seancës së djeshme tha se, në bazë të dëshmive të shumë dëshmitarëve, i akuzuari mban përgjegjësi për ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, vrasje, torturë dhe, sipas saj, ai duhet të ndëshkohet.
Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020./21Media

Back to top button