Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare tha se hetimi për krimet në Ukrainë duhet të jetë i shpejtë

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan QC tha se dëshiron që hetimi i organizatës për krimet e luftës në Ukrainë të kryhet shpejt dhe me drejtësi.

Duke folur për BBC në Kiev, ai tha se kishte nevojë që “drejtësia ndërkombëtare të jetë më e shpejtë, më efektive dhe të ketë ndikim në jetën e njerëzve”.

“E drejta ndërkombëtare nuk është e përsosur. Unë do të bëj gabime. Drejtësia është kudo. Por ne do të përpiqemi të ndërtojmë në mënyrë efektive rastet në mënyrë që të arrijmë tek e vërteta”, tha ai.

Khan tha se ekipi i tij do të fillojë me hetimin e krimeve të dukshme.

Ai u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve botërorë që të mbështesin punën e ICC-së në Ukrainë dhe tha se ata duhet të shfaqin “një gatishmëri politike për të mos humbur vëmendjen dhe për të kaluar në krizën e ardhshme.

“Nëse kemi fokusin, drejtësia nuk mund të jetë një mirazh. Ajo do të jetë diçka që mund të realizohet, sado e vështirë të jetë.”, shtoi ai./21Media

Back to top button