Raportohet për shpërthime në Kiev

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në Kiev, shkruan BBC. Deputetja ukrainas, Lesia Vasylenko shkroi në Twitter se dëgjoi tri shpërthime “njëri pas tjetrit”.
“Me shumë mundësi, Pputin është nxehur për shkak të fundosjes së Moskva” shtoi ajo.
Një dëshmitar okular i tha një korrespondenti të BBC-së se shpërthimet ndodhën në jug-perëndim të kryeqytetit ukrainas.
Sipas mediave ukrainase, shpërthime u raportuan edhe në qytetin jugor Kherson.
Kjo vjen pasi Rusia kërcënoi të mërkurën se do të godiste qendrat komanduese të Ukrainës pasi pretendoi se Ukraina kishte sulmuar territorin rus./21Media

Back to top button