Kryeprokurori Munishi për rastin e 11 vjeçares: E padrejtë kërkesa për dorëheqje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për herë të parë zgjodhi që të flas për rastin e dhunimit të 11 vjeçares para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi foli për herë të parë për rastin e dhunimit të 11 vjeçarës .Ai para anëtarëve anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione u shpreh se Prokuroria Themelore e Prishtinës me kohë dhe urgjencë ka marrë të gjitha veprimet për rastin e së miturës. E kërkesën për dorëheqjen e tij e konsideroi tendencioze dhe të padrejtë.
“Sa i përket rastit të 11 vjeçares ka qenë e papranueshme dhe e pakuptimtë jo profesionale dhe jo etike që dikush të jap një gjykim për rastin, pa i parë veprimet e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Eshtë shumë keq e papranueshme sepse po ashtu në zyrën tonë i kemi marr të gjitha veprimet procedurale konform Kodit të Procedurës ,Kodit Penal, Ligjeve dhe Kushtetutës dhe konfrom konventave ndërkombëtare. Është e padrejtë ka qenë e padrejtë shumë jo profesionale që të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresa e lëndës kjo ka ndodhur në rastin e fundit, kjo ka ndodhur edhe në rastin e mëhershëm ku mediat japin informacione të pavërteta për veprimet e Prokurorisë e të paktën asnjë person nuk i ka parë shkresat e lëndës që i ka pasur Prokuroria”, deklaroi ai.
Lidhur me këtë reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila e pyeti Kryeprokurorin, Munishi se pse nuk janë arrestuar në qershor të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçare.
Munishi tutje tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë me urgjencë e ka trajtuar rastin e 11 vjeçares.
Duke treguar rrjedhën e këtij rasti, Munishi tha se më 21 qershor 2022 e mitura kishte dal nga shtëpia, të cilën më pastaj nëna e saj e kishte lajmëruar të zhdukur. Ai tha se një ditë pas raportimit viktima ishte gjetur tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë..
“Më datën 22 qershor prokurori i rastit merr vendim me të cilin obligohet departamenti i Mjekësisë Ligjore urdhëresë në Prishtinë të bëjë ekzaminimin fiziko-gjinekologjik të së dëmtuarës V.M ky vendim në fund të shkresës ka vërejtjen rasti është i natyrës urgjente, çdo send është konform procedurave e dimë që ka qenë 11 vjeçare është e natyrës urgjente. Çdo hap ka qenë me urgjencë, çdo shkresë e lëshuar nga prokuroria e ka në fund vërejtjen që ky dokument është urgjent dhe të trajtohet me prioritet të lartë super prioritet. Më datën 22. 06. 2022 viktima është dërguar në strehimore pasi e kemi kuptuar se çka ka ndodhur me viktimën në të njëjtën datë viktima më 22 në të njëjtën ditë janë ndërmarrë të gjitha këto veprime. Me qëllim të gjetjes dhe identifikimit të të dyshuarve të mundshëm më 24 qershor hetuesit e drejtorisë për trafikim me qenie njerëzore kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për sekuestrimin dhe ekzaminimin e telefonit të viktimës sepse nëse nuk ishte ekzaminuar telefoni e kemi pasur të pamundur t’i identifikojmë kryesit e kësaj vepre penale apo veprave tjera sepse viktima për disa persona të cilët është supozuar që e kanë keqpërdorur seksualisht nuk ua ka ditë të dhënat personave por i ka ditur vetëm pseudonimet”, deklaroi ai.
Munishi e konsideron të padrejtë kërkesën për dorëheqje.
“Është e padrejtë të kërkohet dorëheqje, është e padrejtë të sulmohet një institucion edhe është e padrejtë të ndërhyhet në punën e sistemit të drejtësisë pa bazë dhe provë“, tha ai.
E pas kësaj deklarate reagoi përsëri deputetja e LVV-së, Kurti e cila u shpreh se një shoqëri e tërë ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Më pas kryeprokurori, Munishi kërkoi arsyet pse do të duhej të jepte dorëheqje ai.
“Një fëmijë është dhunuar dy herë, një prokurori e ka lejuar e cila nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi e ki një shoqëri të tërë që ia ka kërkuar dorëheqjen dhe ne i shohim këtë datë, këtë datë. Munishi : Me cilën arsye e nderuar deputete ti kërkon dorëheqjen, cila është arsyeja ligjore me kërkuar dorëheqjen…Kurti: Me dhunimin e përsëritur të vajzës a po të duket pak a, a nuk keni pak moral me dhënë dorëheqje me të vërtetë. Një fëmijë është dhunuar në formë të përsëritur dy herë..Munishi: cili ka qenë mosveprimi i prokurorisë që dua me ditë unë sepse një akt moral i dorëheqjes do të kishte qenë njerëzor nëse ne kemi bërë gabime. Absolutisht e gabueshme dhe tendencioze e njëanshme e përmendi kryesuesi i KGJK që nëse ka dështuar një hallkë nuk do me thënë që ka dështuar e vetmja hallkë po ka dështuar sistemi”, ishte debati në mes Kurtit dhe Munishit.
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku temë diskutimi ishtetrajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore e me theks të veçanti trajtimi i rastit të dhunimit të 11 vjeccares ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.
Zogaj ishte më i kufizuar në informacione për rastin pasi tha se lënda është në hetim dhe çdo diskutim që vjen nga këshilli mund të diskutohet si influencë mbi rastin.
Zogaj tha se për herë të parë ky rast është pranuar si lëndë në gjykatë pas dhunimit të të miturës në gusht.
Rasti i 11 vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga 5 persona ngjalli reagim të madh në shoqëri, ku u organizuan edhe protesta. Për rastin trajtim me urgjencë kishte kërkuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Back to top button