Kryeqyteti arsyeton shpenzimet për dreka e darka

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas disa zërave se shpenzuan shumë për dreka dhe darka.
Sipas Komunës të gjitha shpenzimet për dreka e darka janë konform nevojave protokollare të Kryeqytetit.
“Me këtë rast ju njoftojmë se përmbledhja e faturave të shpenzimeve në vlerë të 3,393 euro e 25 cent në restaurant “Soma” është shpenzim brenda periudhës njëmujore për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve nga jashtë, si dhe shpenzime të dedikuara për dreka pune.
Fatura tjetër në vlerë prej 2,100 eurove në restaurant “Tifanny”, është shpenzim për pritjen e organizuar për mysafirët e ardhur për Manifesta”, thuhet në një reagim të Komunës së Prishtinës.
Ndërsa, kanë siguruar se qeverisja aktuale e Kryeqytetit të gjitha shpenzimet “i ekzekuton me kujdes, në përputhje me rregullore dhe procedura, duke siguruar përfaqësim dhe mikpritje të denjë për mysafirët e Kryeqytetit”./21Media

Back to top button