Dominim i lehtë i Ballkanit ndaj Cluj, por pa gola mbyllet pjesa e parë

Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-CFR Cluj që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Kampioni i Kosovës gjatë gjithë 45 minutave e kontrolloi lojën me kombinime të shkurtra, por pa krijuar raste konkrete për gol.
Nga ana tjetër, mysafirët provuan që të rrezikojnë disa herë përmes kundërsulmeve, por pa sukses.
Ndeshja është e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës.

Back to top button