Kryeqyteti bëhet me “lumë”

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që në disa pjesë të Prishtinës të ketë vërshime.
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga disa pjesë të kryeqytetit, ku shihet se është vështirësuar qarkullimi i veturave, shkruan rtv21.tv.



Ndryshimin e motit e ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte, gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button