Iu dha lamtumira e fundit producentes, Vjosa Berisha

Një javë pasi u nda nga jeta, në Prishtinë u nderua jeta dhe vepra e producentes, Vjosa Berisha.
Vendosur në arkivol druri, rreth e rrotull mbuluar me lule, trupi i pajetë i artistes qëndroi për herë të fundit në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Të shumtë ishin qytetarët, por edhe artistët që u përkulën para arkivolit që u mbulua me flamurin shtetëror të Kosovës.
Vjosa ishte njëra nga producentet shqiptare më të njohura dhe të suksesshme, e cila verën e vitit të kaluar në 21 Gradë të RTV21 ka treguar se fati e ka vënë përballë një sfide, ku në muajin mars të vitit 2021 ishte diagnostikuar me kancer në vezore./21Media


Back to top button