Kryeqytetit i shtohen 90 autobusë të rinj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqytetit i janë shtuar 90 autobusë të rinj, duke premtuar se edhe 30 të tjerë do të shtohen shumë shpejt
Ai ka se ky transformim është një proces i vazhdueshëm për një Prishtinë më të pastër.
“Flota jonë e autobusëve në rrjetin e integruar të transportit publik është rritur për 90 autobusë të rinj, dhe shumë shpejt do të shtohen edhe 30 të tjerë. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë – BERZH, IFC, KfW, World Bank – po punojmë çdo ditë që këtë flotë ta rrisim edhe më shumë dhe ta modernizojmë me autobusë elektrikë dhe logjistikë bashkëkohore. Ky transformim nuk është një akt i vetëm – është një proces i vazhdueshëm që synon një Prishtinë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?