Kryesia e dëgjon Kurtin, seanca për formimin e qeverisë më 3 shkurt

Konjufca deklarohet para mediave pas takimit

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetari Glauk Konjufca, njoftoi se është marrë vendim që seanca plenare për formimin e qeverisë të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00.

Kjo datë ishte kërkesë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh mandatar për formimin e qeverisë, Albin Kurti, shkruan rtv21.tv

Në konferencën për media, Konjufca foli edhe për bisedimet e Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai tha se bisedimet po vazhdojnë, por ende nuk ka një  marrëveshje përfundimtare.

Kryetari i Kuvendit shprehet optimist se do të arrihet një marrëveshje mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Askush nuk do të mund ta ndalë formimin e Qeverisë Kurti, që qytetarët mezi po e presin”, theksoi Konjufca./21Media

Back to top button