Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 11:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
5. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021,
6. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Back to top button