Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e radhës

 
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës plenare.
Në rend të ditës për diskutim nga kryesia janë një mori çështjesh, duke filluar nga shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Derisa pritet të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës.

Back to top button