Vdiq aktori Enver Kaçaniku

 
Ka vdekur aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Enveri ishte i njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”.
“Vdes aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, z. Enver Kaçaniku. Sot vendi ynë ka humbur një njeri më vlera të larta. Ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, z. Enver Kaçaniku. Ai në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”. Ne u shprehim ngushëllime, familjes dhe kolegëve për këtë humbje. Aktorin z. Enver Kaçaniku dhe veprimtarinë e tij do ta kujtojmë dhe vlerësojmë gjithmonë”, thuhet në postimin e plotë./21Media

Back to top button