Kryesuesi i ARKEP kërkon seancë të mbyllur me deputetët e Komisionit Hetimor

Refuzohet kërkesa e Gashit

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, ka refuzuar kërkesën e kryesuesit të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi që seanca ku ai do të intervistohet të jetë e mbyllur.

Për shkak të situatës dhe vendimet që pritet të merren lidhje me këtë çështje, Gashi ka kërkuar seancë të mbyllur.

“Për shkak të rëndësisë dhe gjendjes duke mos dëmtuar edhe proceseve dhe se deklaratat publike mund te dëmtojnë procesin dhe vendimet që pritet të merren lidhur me këtë çështje”, ka thënë Gashi.

Deputetët anëtarë të komisionit Parlamentar hetimore kanë refuzuar kërkesën e Gashi, duke votuar për seancë te hapur.

Kreshnik Gashi kryesues i Bordit Drejtues në ARKEP është ftuar për intervistim lidhur me gjendjen në Vala pas mos vazhdimit të kontratës me Z mobile dhe vendimet që pritet që merren tash e tutje./kallxo.com

Back to top button