Kryetarët e komunave mbështesin Kastratin për reformën në arsim

 

Asociacioni i Komunave të Kosovës janë rreshtuar përkrah kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sa i përket reformës në arsim, çështje kjo që ka nxitur debat dhe polemika mes komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kjo pasi që Ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci ditë më parë mori edhe vendimin për të organizuar mësimin alternative të përshpejtuar për 441 nxënësit e fshatrave të Kamenicës. Për të cilin vendim Kastrati në një intervistë e quajti “sjellje të papërgjegjshme dhe tendencioze”.

Ndërkohë që Asociacioni i Komunave nëpërmjet një komunikate për media thonë se po përcjellin me shqetësim ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit lidhur me reformën në arsimin paraunivesitar në Komunën e Kamenicës.

Këshilli i kryetarëve me këtë rast po kërkon zbatimin e Ligjor të Zyrës së Kryeministrit.

Poashtu Këshilli i Kryetarëve kërkon që Ministrja e Arsimit të ndaloj siç thuhet në komunikatë tendencat për ndërhyrje të jashtëligjshme ndaj pushtetit lokal në Republikën e Kosovës.

Back to top button