Kryetarët e komunave në veri i kërkojnë KFOR-it të qëndrojë neutral

Kryetarët e komunave në veri të vendit sot janë me takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Franko Federicin, të cilët i kanë kërkuar të qëndrojnë neutral.
Në një postim në Facebook, Lista Serbe ka shkruar se Federicit i kanë kërkuar të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Me këtë rast, ata kërkuan që ushtarët e KFOR-it të qëndrojnë neutral dhe të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Prania e KFOR-it të forcohet në mënyrë që të parandalohen incidentet  dhe të ruhet paqja”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
Back to top button