Një 15 vjeçare në mesin e pesë viktimave nga të shtënat në Kolumbi

Pesë persona, në mesin e tyre një 15-vjeçare, u qëlluan për vdekje dhe gjashtë të tjerë mbetën të lënduar në Kolumbinë jug-perëndimore të dielën nga disa grupe të armatosura.
Një komadant ushtarak tha se një grup rebelësh janë fajëtor për sulmin e rëndë.
Qeveria nënshkroi një marrëveshje paqeje me Forcat e Armatosura Revolucionare të krahut të majtë të Kolumbisë (Farc) afër pesë vjet më parë, por disa anëtarë të Farc, të cilët nuk ishin dakord me marrëveshjen, u shkëputën, por gjithësesi vazhduan të jenë aktivë.
Zyrtarët e ushtrisë thanë se burrat e armatosur kishin hapur zjarr në një zonërurale jashtë qytetit të Tumaco, ndërkohë që mediat lokale e përshkruan atë vend si diskotekë.
Dy persona mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë vdiqën më vonë në spital.
Gjithashtu, nga mediat lokale u konfirmua se në mesin e viktimave është edhe një 15 vjeçare./21Media

Back to top button