Kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në takimin e MAPL-së

Asociacioni i Komunave të Kosovës pas konsultimit me kryetar të komunave, ka vendosur që të kërkojë nga ta të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për të diskutuar për situatën epidemiologjike në Kosovë.
Arsyeja është që AKK-ja si përfaqësues dhe trup i komunave nuk është ftuar në këtë takim.
“MAPL-ja ka ftuar vetëm Kryetarët. Mosftesa për Asociacionin e Komunave të Kosovës bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe Kryetarëve. Kryetarët e Komunave vlerësojnë se uniteti i Kryetarëve është i domosdoshëm dhe që të gjithë Kryetarët do të mbeten të bashkuar si pushtet lokal që të ruhet ajo që është ndërtuar për më shumë se dy dekada në përfaqësimin e denjë të qeverisjes lokale ndaj nivelit qendror. Kryetarët vlerësojnë që pa AKK-në nuk duhet të marrim pjesë në këtë takim meqë nuk është hera e parë që niveli qendror vepron në këtë mënyrë. Asociacioni i Komunave të Kosovës është i Komunave dhe Ministritë duhet ta shohin atë si aleat e jo ta injorojnë. Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, ma automatizim injorohen vetë Kryetarët dhe Komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Asociacionit.
“Vlen të ceket që para një kohe AKK-ja është larguar në mënyrë arbitrare nga komiteti antiCOVID, si dhe ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi plotësim ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale pa konsultime me Kryetarët e Komunave. I bëjmë thirrje MAPL, Ministrive dhe Qeverisë që të ndalojnë injorimin e AKK-së si përfaqësues i Kryetarëve dhe Komunave në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Takimi është paraparë të mbahet në orën 14:00./21Media

Back to top button