Aksident në fshatin Dobërçan të Gjilanit

Dy automjete janë aksidentuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dobërçan të Gjilani.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
Ai ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Tutje, Hashani ka thënë se Policia është duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button