Kryetarët e Komunave të pakënaqur me mbështetjen e qeverisë

Para fillimit të takimit me kryeministrin Kurti, kryetarët e Komunave të Kosovës shprehën pakënaqësitë e trye në lidhje me mbësetjën e qeverisë për zgjidhjen e problemve të ndryshme.
Kryetarët e Komunave ka kohë që po shprehin hapur pakënaqësi, siç thonë, për mungesë mbështetjeje të Qeverisë së Kosovës.
E paraqitën këtë qëndrim edhe para takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti. Te nje mendimi ishin edhe Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, Xhafer Gashi. kryetar i Obiliqit, Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit te cilet thane se presin mbështetje më të madhe nga Qeveria Kurti 2.
Ndryshe nga kryetarët e Gjakovës, Obiliqit dhe Rahovecit, që u takojnë partive opozitare, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kishte ndonjë vërejtje në adresë të qeverisë së Kosovës dhe qëndrimit të saj ndaj komunave.“Ne po punojmë si pushtete lokale po i kryejmë projektet tona besoj që është një komunikim i mirë dhe çdo gjë do të jetë”, tha Buliqi.
Qeveria e Kosovës kohët e fundit shpesh është kritikuar për mungesë të investimeve kapitale në komuna./21Media

Back to top button