Kryetarët e Komunave të pakënaqur me mbështetjen e qeverisë

Kryetarët e Komunave ka kohë që po shprehin hapur pakënaqësi, siç thonë, për mungesë mbështetjeje të Qeverisë së Kosovës.

E paraqitën këtë qëndrim edhe para takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti.

Ndryshe nga kryetarët e Gjakovës, Obiliqit dhe Rahovecit, që u takojnë partive opozitare, kryetari i Podujevës  Shpejtim Bulliqi, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kishte ndonjë vërejtje në adresë të qeverisë së Kosovës dhe qëndrimit të saj ndaj komunave.

“Ne po punojmë si pushtete lokale po i kryejmë projektet tona besoj që është një komunikim i mirë dhe çdo gjë do të jetë”, tha, Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

Qeveria e Kosovës kohët e fundit shpesh është kritikuar për mungesë të investimeve kapitale në komuna./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button