Kurti: Marrëveshja Serbi-Rusi t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike

Marrëveshja për koordinim të politikës së jashtme e nënshkruar një ditë më parë nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov, ngjalli reagimet e institucioneve të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se, kjo marrëveshjeje duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

“Përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Milloshevicit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Për marrëveshjen e arritur Serbi-Rusi reagoi edhe Zyra e presidentes së Kosovës.

“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën. Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”, tha Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Osmani.

Marrëveshja Serbi-Rusi  për koordinim të politikës së jashtme u nënshkrua  në Nju Jork nw margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button