Kryetari i Bujanocit i kërkon Kurtit të rishikohen masat për hyrje-dalje në Kosovë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka shkruar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.
Në letrën e dërguar sot Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve.
Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.
“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Arifi.
dcsadc
Ndryshe, edhe Shkupi zyrtar dje ka reaguar ndaj masave të reja anticovid të Kosovës. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që të rishqytojë këto masa.

Back to top button