Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Një burrë kosovar dje është gjetur i vdekur në Zveçan. Siç ka informuar policia, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Dy ankues kosovarë kanë informuar se viktimën mashkull kosovar, e kanë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij.. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”, ka informuar policia në raportin 24 orësh./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?