Kryetari i Kievit: Nata do të jetë e vështirë

 
Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, situata në kryeqytetin ukrainas është “e ndërlikuar dhe e tensionuar”.
“Nata do të jetë e vështirë”, ka thënë si për Telegram. “Armiku nuk ka hyrë në qytet, por në Kiev po veprojnë grupe sabotazhi”. Ushtria dhe agjencitë e zbatimit të ligjit do të “neutralizonin sabotatorët”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media
 

Back to top button