Ramosaj: Falë përkrahjes së kryeministrit po fillojmë projektet infrastrukturore

Ramosaj: Po investojmë në kanalizime, ujërat e zeza si dhe asfaltime

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka dalë sot në inspektimet të disa projekteve infrastrukturore që kanë nisur në komunën që ai menaxhon.

Gjatë inspektimeve ai ka treguar për disa projekte që po implementohen, si ato për rregullimin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza., asfaltimin e rrugëve si dhe ndërtimin e memorialëve për dëshmoret dhe martirët e komunës.

“Filluam punimet në disa pjesë të Deçanit, fillimisht kemi vizituar vendbanimin ose lokalitetin në fshatin Sllubë. Ku po kryhen dy projekte, po kryhet kanalizimi dhe ujërat e zeza ndërsa po ashtu edhe asfaltimi i rrugëve dhe njëkohësisht është në përfundim memoriali që përkujton dëshmorët dhe martirët e kombit që është i ndërtuam dhe po ndërtohet në këtë fshat. Kemi vazhduar më tutje në fshatin Carabregë dhe në vendbanimin Ledina ku kemi filluar me asfaltimin e rrugëve të reja, ka qenë nevoja e kamotshme por tash kemi pasur mundësi buxhetore me i kry këto investime. Njëkohësisht edhe në fshatin Rezniqë në lagjen Mushkolaj ma konkretisht kemi fillu me kanalizimin dhe ujërat e zeza në këtë lokalitet dhe kemi vizituar edhe fshatin Baballaq ku po ndërtohet memoriali kushtuar dëshmoreve dhe martirëve të kombit”, ka thënë ai.

Kryetari po ashtu ka njoftuar se nesër dhe gjatë javës së ardhshme priten të nisin gjithsej edhe 7 projekte tjera.

“Kemi bërë edhe investime të tjera dhe për momentin jemi në grykën e Lloqanit, lokalitet i ashtuquajtur që është destinacioni për Bjehskët e Nemuna konkretisht për Bjeshkën e Deçanit dhe Caraabregut edhe që qon tek maja e Gjeravicës. Krejt këto projekte është dashur një punë dhe përkushtim të krejt kolegëve dhe mendoj që kemi pasur një përkrahje prej nivelit qendror dhe në këtë rast kisha falënderuar kryeministrin që ka pasur një përkushtim shumë të madh që disa projekte që nuk kanë arritur me u punu deri tash le të fillojnë dhe ne mos ta kemi problematikë më sidomos jo infrastrukturën. Ditët në vazhdim kemi me vazhdu edhe me pesë projekte tjera dhe për shkak të kohës sot nuk kemi mundur me shku me investua kurse javën tjetër kemi me fillu edhe me dy projekt tjera që janë shumë të rëndësishme për komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Back to top button