Kryetari i Leposaviqit thotë populli është gati t’i heq kamionët

Kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, ka thënë se lirimi i korsisë është bërë ashtu siç është kërkuar dhe se po presin për hapat e mëtejmë sipas udhëzimeve të KFOR-it.
Ai ka thënë se në momentin që hiqet njësia speciale nga ato zona, do t’i heqin edhe ata makineritë e tyre.
“Ushtarët e KFOR-it kanë kërkuar që ne të lirojmë një korsi dhe ne e kemi bërë në mënyrë që ata të vijnë në lokacion ku do të vendosen në vend të njësisë speciale. E kemi bërë atë që është kërkuar. Në momentin që lëvizin njësitë speciale edhe makineritë hiqen. Kryesorja është të ruajmë paqen dhe të kthehemi në normalitet. Natyrisht se duhet respektuar marrëveshja dhe NATO është garantues. Ishim të përgjegjshëm gjatë kësaj kohe me barrikada. Unë besoj se njerëzit në Prishtinë do ta respektojnë dhe janë të vetëdijshëm çfarë situate është në terren dhe te zbatohet ajo çka është arritur në Bruksel. Populli është gati me i heq kamionët dhe me ju kthy jetës normale sepse normaliteti na duhet të gjithëve” ka thënë ai para mediave në pikën kufitare në Jarinje.

Back to top button