Kryetari i nëndegës së LDK-së kaloi në AAK

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës u largua edhe një person

Kryetari i nëndegës së 6-të i LDK-së,  Besmir Haxhikadrija mbrëmë aderoi në AAK.

Këtë përmes një shkrimi e ka bërë të ditur ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.

”Sonte e pata për kënaqësi t’iu uroj mirëseardhje në platformën që po merr formë dhe pas 11 qershorit edhe do të hyjë në funksion, nga kryeministri, Ramush Haradinaj, kryetarit të nëndegës së 6 të LDK’s dhe të një pjesë të rinisë në Gjakovë. Besmir Haxhikadrija me familje dhe dhjetëra të rinj të tjerë sonte u bënë krah i fuqishëm i arritjes së fitores më 11 Qershor dhe bërjes së punëve të mira për Kosovën pastaj. Do të jemi bashkë…!”, ka shkruar Brahimaj në facebook./21Media

 

Back to top button