Kryetari i Salfordit kërkon të mos shitet piktura e Lowryt

Kryetari i Bashkisë së Salfordit, Paul Dennett ka bërë thirrje që të ndalohet eksporti për një pikturë të Lowry me vlerë 8 milionë funte.
Dennett dëshiron që ajo të blihet dhe të mbahet në ekspozitë publike.
Duke bërë thirrje për ndalimin e marrjes së saj jashtë shtetit, ai tha se do të bënte gjithçka që mundi “për të shpëtuar këtë pikturë kritike dhe të rëndësishme”.
Lowry, i cili vdiq në vitin 1976 kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Salford dhe puna e tij lidhet fort me qytetin.
Dennett, i cili më parë u ka shkruar figurave të shquara lokale dhe drejtuesve të biznesit duke kërkuar ndihmën e tyre për të blerë pikturën, tha se qeveria duhet të ndërhyjë për të parandaluar shitjen e saj te një “koleksionist ndërkombëtar” dhe marrjen jashtë shtetit.
Ai tha se skenari dukej i mundshëm, ai “do t’i kërkonte qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të vendoste një ndalim të përkohshëm të eksportit për këtë vepër të rëndësishme arti për të parandaluar largimin e saj nga vendi”.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar këtë pikturë kritike dhe të rëndësishme LS Loëry që njerëzit të kenë akses falas këtu në Salford”, tha ai.
Vepra do të shitet në Christie’s në Londër më 19 tetor./21Media

Back to top button