Kryetari i Sindikatës së PK-së viziton familjarët e tre policëve që po mbahen në paraburgim në Serbi

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka vizituar familjarët e policëve që janë rrëmbyer nga forcat serbe në brendi të territorit të Kosovës, e që tani po mbahen në paraburgim në Serbi.
Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer.
Kryetari i Sindikata së PK-së tha se kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, duke e quajtur aktin nga ana e forcave serbe shkelje të çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare.
Ndërkohë, familjarët e zyrtarëve policor u shprehën falënderues për vizitën dhe kujdesin e treguar nga Sindikata e PK-së.
Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë. Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse. Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?