Kryetari i Zveçanit: Nesër në ora 06:30 do të shkoj në zyren time në Komunë

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci i tha RTV21 se nesër në ora 06:30 do të shkojë në zyrën e tij në komunë.

Ndërsa në ora 09:00 katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës janë të ftuar në takim me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në zyret e OSBE-së në Prishtinë. Kështu konfirmuan për RTV21 Ilir Peci dhe kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, të cilët pohuan se do të jenë prezent në këtë takim.

Në anën tjetër shtetet e QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropain sot sëish kanë bërë thirrje që Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave në Veri./21Media

Back to top button