Kryetari i Odës Ekonomike vizitoi Trepçën
Sot nё Ndërmarrjen Trepça pёr vizitё ishte kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs, Safet Gёrxhaliu me bashkёpuntorё.
Menaxheri i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava e njoftoi Gёrxhaliun pёr punёn, angazhimin dhe tё arriturat e Ndërmarrjes Trepça, si dhe me sfidat qё ballafaqohen.
Kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs Safet Gёrxhaliu tregoi interesimin dhe gatishmërinë pёr tё ndihmuar shënimin e epokës sё re zhvillimore tё kёtij aseti nacional.
“Menaxhmeti i Ndёrmarrjes Trepça edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovёs, u pajtuan se ёshtё emergjente zbatimi i ligjit pёr Trepcёn, duke zgjedhur Bordin Mbikëqyrës, Bordin Menaxhues dhe duke regjistruar Ndërmarrjen sipas ligjit pёr Trepçёn”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga gjiganti metalurgjik Trepça.