Kryetarja e Dhomave të Specializuara më 21 shtator në Gjilan

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, më 21 shtator 2022 do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube dhe të gjithë gazetarëve do t’u dërgohet lidhja në internet për të pasur qasje të menjëhershme në incizimin me video.
Në këtë takim Trendafilova do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve./21Media

Back to top button