Debati se kush është më i mirë, Boehly zgjedh mes James dhe Alexander-Arnold

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold nuk e ka nisur në formën më të mirë edicionin e ri të kampionatit anglez, së bashku me shokët e tij të skuadrës.
Pronari i Chelseat, Todd Boehly si duket ka zgjedhur në debatin e mbrojtësve të krahut të djathtë mes Reece James dhe Trent Alexander-Arnold, ku të dy janë të njohur për potencialin që e kanë.
Ndonjëherë i kritikuar nga tifozët rival për anën defansive, Alexander-Arnold këtë sezon ka treguar paraqitje të dobëta me Liverpoolin.
James vazhdon të jetë i opsioni i preferuar i trajnerit Gareth Southgate te Kombëtarja e Anglisë, ku si duket edhe Kyle Walker është përpara Alexander-Arnoldit në zgjedhjen e trajnerit.
Natyrisht që tifozët e Chelseat do të zgjedhin James, dhe si duket këtë gjë e ka bërë edhe pronari i ri i klubit londinez.
Duke u përfshirë në një postim në “Twitter” i cili pyeste përdoruesit që të pëlqejnë James ose të komentojnë për Alexander-Arnold, për të vendosur se cili është më i miri, pronari amerikan zgjodhi James për të treguar përkrahjen e tij për 22 vjeçarin.

Back to top button