Kryetarja e PE-së e quan moment krenarie nënshkrimin e vendimit për heqjen e vizave për Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Kryetarja e PE-së e quan moment krenarie nënshkrimin e vendimit për heqjen e vizave për Kosovën

Kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta  Metsola e ka quajtur moment krenarie nënshkrimin e vendimit për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ajo përmes një postimi në Twitter uroi kosovarët duke thënë se kjo do ta lehtësojë jetën për popullin e Kosovës.

“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”,  shkroi Metsola.

15: 20- Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian nënshkroi sot aktin ligjor, me të cilin Kosova hyn në listën e shteteve, të cilave nuk iu nevojitet viza hyrëse për në Bashkimin Evropian.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, eurodeputeti evropian, njëherësh raportuesi për Kosovën në cështjen e vizave, Thijs Reuten u shpreh se me këtë vendim padrejtësisë ndaj Kosovës i vjen fundi.

“Kosova ka punuar shumë për t’i plotësuar gjitha kushtet për liberalizim të vizave para shumë vitesh”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do ta afrojë Kosovën më afër Bashkimit Evropian.

Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, por edhe Evropën.

08: 16- Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave

Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për këtë arsye për në Strasburg udhëton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

“ Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, por edhe vet Evropën.

Back to top button