Kryetarja e Speciales i përgjigjet Konjufcës: Gjykata s’mund të mbikëqyret

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca lidhur me deklaratën e tij se duhet të krijohet një mekanizëm kontrolli ndaj kësaj gjykate.
Trendafilova tha se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi që ‘asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje’.
“Sa i përket, lexova dhe e kam përcjell gjithashtu deklaratën e zotit Konjufca, kryetarin e Parlamentit, më duhet të shpreh pikëpamjen time, ne jemi gjykatë, asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje që vjen nga legjislativ apo degë ekzekutive, kjo nuk është e mundur”, u shpreh Trëndafilova.
Dy javë më parë Konjufca ishte në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Pasi u kthye ai tha se Dhomat e Specializuara nuk kanë asnjë mekanizëm kontrolli./21Media

Back to top button