Kryeziu: Asociacioni nuk është kundër Kushtetutës, për të kemi ligj të veçantë

(Lajm i përditësuar)

Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se Asociacioni ka qenë në kundërshtim me 18 nene të Kushtetutës së Kosovës, e kjo sipas Kryeziut do të çonte në amandamentimin e Kushtetutës.

“ E për mos me amandamentu Kushtetutën, ka hy përmes ligjit është rregullu, një rast konkret e kemi kështu Ushtria e Kosovës ka pasur të quhet ushtri me Kushtetutë edhe është përdorur d.m. th elementi tjetër “, tha Kryeziu duke shtuar, se sa i përket Asociacionit kemi ligj të veçantë “lex specialis”.

Sipas Kryeziut nuk është kundër Kushtetutës, ai tha se Asociacioni është i përkohshëm për dy vjet plus tre “është në prova”, tha ai.


Lama: Kurti me këtë draft ka ofruar edhe kafen edhe filgjanin

Analistja Alma Lama në emisonin “Click” në RTV21 tha se Asociacioni është obligim i shtetit të Kosovës. Sipas saj për një gjë të tillë nuk obligohet Serbia, por Kosova.

“Për ato çka flet ai [Kurti], kafja me filgjan e pa fligjan janë marrëzira, nuk e di se çka ka dashtë me thënë autori me atë, sepse ai realisht u ka ofru, me këtë draft që e kemi pa, edhe kafen edhe filgjanin, u ka ofru autonomi politike me kompetencat ekzekutive brenda dhe fjala vet-menaxhim nënkupton kompetencë ekzekutive , fjala vet-menaxhim nuk është në marrëveshjen e vitit 2013 por është por është mbikqyrje, kemi një ndryshim drastik nga roli mbikqyrës dhe këshildhënës në rolin vetmenaxhues të autonomisë territoriale dhe politike,”, tha Lama.

Ajo insistoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e fsheh të  vërtetën. Lama shtoi se nëse Kurti do ta pranonte këtë draft që është prezantuar në media por i cili nuk është zyrtar, do të bënte  gabim historik dhe do të ishte përgjegjësi e tij.


Kryeziu: Kurti s’ka nevojë të nënshkruajë asgjë, vetëm të zbatojë Asociacionin

Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha në emisionin ”Click” në RTV21 se  kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka nevojë të nënshkruarjë asgjë sa i përket Asociacionit. Sipas Kryeziut, Kurti e ka për detyrë vetëm ta zbatojë atë.

“Të gjitha këto veprime që kanë ndodh edhe në Ohrid edhe veprimet tjera që kanë ndodh, kanë qenë komunikim për zbatimin e  39 marrëveshjeve, në mesin e tyre edhe Asociacionin. Apsolutisht nuk është krijuar ndonjë marrëveshje e re .” , tha Kadri Kryeziu.

Insistimin e Kurtit për nënshkrim, Kryeziu e konsideron si politike.

“Ndonjë platformë politike, përndryshe nuk do të nënshkruajë asgjë , s’ka nevojë me nënshkru, marrëveshjet  janë të nënshkruara nga dy kryeministriat e RKS-së në vitin 2013 dhe 2015./21Media

Back to top button