Lama: Kurti me këtë draft ka ofruar edhe kafen edhe filgjanin

Analistja Alma Lama në emisonin “Click” në RTV21 tha se Asociacioni është obligim i shtetit të Kosovës. Sipas saj për një gjë të tillë nuk obligohet Serbia, por Kosova.

“Për ato çka flet ai [Kurti], kafja me filgjan e pa fligjan janë marrëzira, nuk e di se çka ka dashtë me thënë autori me atë, sepse ai realisht u ka ofru, me këtë draft që e kemi pa, edhe kafen edhe filgjanin, u ka ofru autonomi politike me kompetencat ekzekutive brenda dhe fjala vet-menaxhim nënkupton kompetencë ekzekutive , fjala vet-menaxhim nuk është në marrëveshjen e vitit 2013 por është por është mbikqyrje, kemi një ndryshim drastik nga roli mbikqyrës dhe këshildhënës në rolin vetmenaxhues të autonomisë territoriale dhe politike,”, tha Lama.

Ajo insistoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e fsheh të  vërtetën. Lama shtoi se nëse Kurti do ta pranonte këtë draft që është prezantuar në media por i cili nuk është zyrtar, do të bënte  gabim historik dhe do të ishte përgjegjësi e tij. /21Media

Back to top button