Kryeziu i reagon Çitaku: Dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media njoftoi se do ta padisë deputeten e LVV-së, Arbëresha Kryeziu- Hyseni për shpifje.

Pas kësaj ka reaguar Kryeziu – Hyseni e cila ka thënë se se një tjetër lobuese për mos heqjen e masave të vendosura nga BE-së.

“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mos-heqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, tha ajo.

Akuzat ndaj zyrtarëve të PDK-së, deputetja Kryeziu fillimisht i kishte bërë në një prononcim për RTV21. Ndonëse kishte refuzuar t’i përmendte emrat e tyre RTV21 pati mësuar se zyrtarët që aludonte deputetja Kryeziu, ishin Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi. E emrat e njëjtë deputetja kryeziu i shpalosi së fundit në media.

E sot Sekretarja  e përgjithshme e PDK-së,  Çitaku tha se PDK-ja vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së./21Media

Back to top button